Postuar më: 27 Nëntor 2017

Ministria për Evropën dhe Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh indinjatën e saj më të thellë për sulmin terrorist në Egjipt.

Ministria për Evropën dhe Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh indinjatën e saj më të thellë për sulmin terrorist në Egjipt, në xhaminë al Rawdah në Sinain verior, që shkaktoi mbi 300 viktima dhe shumë të tjerë të plagosur. 

Ministria e dënon me forcë këtë veprim terrorist brutal, i cili në vazhdën e akteve të ngjashëm të mëparshëm, synon destabilizimin dhe përkeqësimin e situatës së sigurisë në Egjipt dhe në rajonin e Lindjes së Mesme. 

Ministria e Punëve të Jashtme u përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjeve të të lënduarve, qeverisë dhe popullit të Egjiptit si dhe rikonfimon angazhimin e saj të palëkundur në luftën kundër terrorizmit.