Postuar më: 23 Maj 2017

MPJ dënon aktin barbar në Manchester

Ministria e Punëve të Jashtme dënon në termat më të ashpër aktin barbar në Manchester ku humbën jetën 22 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. 

Ministri Bushati u shpreh i trishtuar nga sulmi dhe duke shprehur solidaritetin për qëndresën ndaj këtij akti barbar, u transmetoi ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave. Shqipëria do të vijojë të qëndrojë me vendosmëri përkrah vendeve mike dhe aleate në çdo përpjekje në luftë kundër akteve të tilla.  

Ambasada e RSH-së në Londër po e ndjek situatën në vijimësi dhe nga informacionet e deritanishme nuk rezulton të ketë shtetas shqiptarë të lënduar.

Ambasada në Londër është në komunikim të vazhdueshëm me organet policore.

Për çdo rast numri i emergjencës së Ambasadës shqiptare në Londër është  +44 (0) 75 18662630