Postuar më: 03 Prill 2017

MPJ dënon aktin e rëndë të ndodhur sot në Shën Pjetërburg

Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë aktin e rëndë të ndodhur sot në Shën Pjetërburg, Rusi, ku humbën jetën 11 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. 

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, shprehu më herët trishtimin e tij për shpërthimet dhe viktimat. “I shpreh ngushëllimet tona popullit rus dhe solidaritetin e plotë të Shqipërisë në qëndresën e përbashkët kundër terrorizmit” theksoi Ministri Bushati. 

Nga informacionet e deritanishme të përcjella nga Ambasada jonë në Moskë nuk rezulton të ketë shtetas shqiptarë të lënduar.