Postuar më: 06 Prill 2017

MPJ dënon ashpër lëshimin e raketave balistike nga Koreja e Veriut

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon ashpër aktin e ri provokues të lëshimit të raketave balistike të kryera nga Republika Popullore Demokratike e Koresë (RPDK) më 5prill 2017.

RPDK vazhdon të shpërfillë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, çka përbën një kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe të stabilitetin global. 

MPJ i bën thirrje RPD të Koresë të ndërpresë menjëherë veprimet provokuese, të ndalojë programet bërthamore dhe ato të raketave balistike dhe të veprojë në përputhje me detyrimet ndërkombëtare.