Postuar më: 23 Maj 2017

MPJ dënon ashpër provat bërthamore të Koresë së Veriut

Republika Popullore Demokratike e Koresë (RPDK) kreu më 14 dhe 21 maj 2017 dy prova të reja të raketave balistike.

Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër këto akte të përsëritura provokuese të Phenianit të cilat përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë të stabilitetit në rajonin e Azisë Verilindore dhe sigurisë në gadishullin Korean.

Ministria e Punëve të Jashtme i bën thirrje Koresë së Veriut  të ndërpresë menjëherë të gjitha veprimet që shkelin rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe minojnë stabilitetin e rajonit.