Postuar më: 09 Shtator 2016

MPJ dënon ashpër provën bërthamore të Koresë së Veriut

Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër provën bërthamore të kryer dje nga Republika Popullore Demokratike e Koresë dhe e cilëson atë një akt tjetër provokues në vazhdën e qendrimeve të këtij vendi në shkelje të hapur e sistematike të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që kërcënon paqen e sigurinë në Azinë Verilindore dhe mbarë botën.

Ministria e Punëve të Jatshtme i bën thirrje Republikës Popullore Demokratike të Koresë që të respektoj plotësisht detyrimet dhe angazhimet e veta ndërkombëtare, të ndalë programet bërthamore dhe aktet provokative, si dhe të angazhohet seriozisht në bisedimet 6-palëshe për t’i dhënë zgjidhje çështjes bërthamore dhe për të vendosur paqen dhe sigurinë në Gadishullin Korean.