Postuar më: 22 Mars 2017

MPJ dënon sulmin e ndodhur sot në Londër

Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë sulmin e ndodhur sot në Londër, dhe i shpreh solidaritetin dhe mbështetjen autoriteteve dhe popullit britanik në luftën kundër çdo forme terrorizmi. MPJ është vënë në dijeni nga Ambasada e Shipërise në Londer se: 

Nga verifikimi paraprak i policisë londineze nuk ka shtetas shqiptarë midis viktimave apo të plagosurve.

MPJ dhe Ambasada e Shqipërisë në Londër do të vijojnë të ndjekin situatën.​