Postuar më: 10 Mars 2017

MPJ përshëndet rizgjedhjen e Dondal Tusk, si President i Këshillit Europian të BE-së

MPJ përshëndet rizgjedhjen e Dondal Tusk, si President i Këshillit Europian të BE-së, duke i uruar Presidentit Tusk suksese të mëtejshme në përballimin e sfidave të përbashkëta europiane dhe ato globale.

Presidenti Tusk është mbështetës i vazhdueshëm i politikës së zgjerimit të BE-së dhe i avancimit të vendit tonë në procesin e integrimit europian, ndaj rizgjedhja e tij në këtë detyrë është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe rajonin.

Vokacioni i fortë europian i Presidentit Tusk është një garanci për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta europiane dhe ruajtjen e unitetit europian, në këto kohë sfidash të vështira. 

Duke i shprehur urimet më të sinqerta Presidentit Tusk, MPJ shpreh bindjen për vazhdimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit konstruktiv me Institucionet Europiane në adresimin e prioriteteve të axhendës së integrimit të  Shqipërisë në familjen e madhe europiane.