Postuar më: 24 Gusht 2016

MPJ shpreh ngushëllimet dhe solidarizohet me Italinë në këto momente të vështira

Ministria e Punëve të Jashtme solidarizohet me Italinë mike në këto momente të vështira të shkaktuara prej tërmetit që goditi dje në mbrëmje rajonet e Lazios dhe Marches, me pasojë humbjen e jetëve njerëzore dhe dëme të mëdha materiale. Duke Ju gjendur pranë qeverisë dhe popullit italian në këto çaste të vështira shprehim ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave.

Ministria e Punëve të Jashtme është në ndjekje të situatës dhe nga njoftimet e deritanishme nga Ambasada jonë në Romë informohemi se deri në këto momente nuk rezulton që të ketë qytetarë shqiptarë të lënduar.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë për t’ju ardhur në ndihmë, vendos në dispozicion të qytetarëve shqiptarë numrin e emergjencës +393420498192.

Ministria e Punëve te Jashtme, është në ndjekje të situatës dhe do të informojë në vijimësi opinionin publik.