Postuar më: 24 Gusht 2016

Përditësim mbi gjendjen e shtetasve shqiptarë në zonën e tërmetit në Itali

Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente nga stafi i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Romë, informohemi se kanë mbërritur në Romë në spitalin Gemelli nëntë të plagosurit e parë nga tërmeti në Amatrice, ndër të cilët pesë janë shqiptarë. Të plagosurit i janë nënshtruar mjekimit të menjëhershëm dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën.  

Për çdo informacion apo ndihmë për qytetarët tanë, Ambasada jonë vë në dispozicion numrin e telefonit: +393420498192. 

MPJ do të vijojë të informojë opinionin publik mbi ecurinë e situatës.