Postuar më: 20 Shkurt 2018

“Ballkani pret me padurim t'i bashkohet Evropës” nga Jeroen Segenhout, “Financieele Dagblad”

Gjashtë vendet e Ballkanit, do të bëjnë të pamundurën për anëtarsim në BE. Por ata ende nuk janë shumë të mirëpritur.

Ata e dinë se nuk mund t‘i bien derës shumë fort. Bashkimi Evropian ka shumë probleme të brendhshme. Brexit po vjen, problemet rreth pranimit të emigrantëve nga Siria dhe Afrika kanë mbetur pa zgjidhje, gjithashtu edhe Eurozona duhet të forcohet. Ndaj, Ministrat e Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov (Maqedoni), Srdjan Darmanoviç (Mali i Zi) dhe Ditmir Bushati (Shqipëri) janë modestë kur flasin në FD për aspiratat e vendeve të tyre për t'u bashkuar me BE. Ata tashmë janë mirënjohës që Presidenca aktuale e BE, Bullgaria, e ka vënë çështjen e zgjerimit në mënyrë kaq të spikatur në axhendë.

Por ata (ministrat) gjithashtu e quajnë bashkimin me BE-në të pashmangshëm. Nuk është vetëm Ballkani që përfiton, e njëjta vlen edhe për BE, thotë Darmanoviç. "BE po bëhet më e qëndrueshme. Ka edhe konkurrentë në rajon," ai i referohet ndikimit që Rusia dhe Kina po përpiqen të ushtrojnë.

Megjithatë, BE nuk është e lehtë për t’u arritur, siç u duk javën e kaluar në kryeqytetin bullgar Sofje, ku ministrat e jashtëm europianë u takuan për të folur informalisht për zgjerimin. Konsultimi u zhvillua menjëherë pas strategjisë së paraqitur nga Komisioni Evropian për rajonin. Qasja është e kujdesshme/e matur.

Anëtarësimi është i mundur në vitin 2025, sipas Komisionit Evropian, por gjithashtu KE thekson se vëndet e përfshira ende kanë shumë punë për të bërë. Në veçanti, forcimi i sundimit të ligjit në Ballkan është një domosdoshmëri, sidomos tani, pasi anëtarët e BE Hungaria dhe Polonia kanë treguar anën e tyre më të keqe në këtë fushë. Demokracitë janë ende të reja dhe të pambrojtura, siç u tregua në vitin 2016 në një përpjekje grushti në Mal të Zi dhe një vit më parë me një skandal të madh monitorimi në Maqedoni.

Disa ministra të BE-së kanë treguar se 2025 si një objektiv është shumë ambicioz, u shpreh Ekaterina Zaharieva të premten në Sofje. Darmanoviç përmendi Holandën, Francën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Luksemburgun një ditë më parë si vende që kanë rezerva për pranimin e vendeve të reja të BE.

Sidomos konfliktet bilaterale/dypalëshe në rajon janë ende një thembër Akili, 27 vjet pas shpërthimit të luftës civile në ish-Jugosllavi. Bushati tregon se po punohet shumë përsa i përket zgjidhjeve të ketyre konflikteve të vështira. "Forca tërheqëse që ka anëtarësimi në BE është arsyeja pse armiqtë e mëparshëm janë duke u kthyer në fqinjë, në fqinjë të mirë, shpresojmë."

Për shembull, qeveria maqedonase po përpiqet të gjejë një zgjidhje për mosmarrëveshjen e saj me Greqinë mbi emrin e republikës së saj. Ministri Dimitrov shpreson se kjo do të ndodhë para fundit të vitit. "Unë duhet të besoj se kjo është e mundur," thotë ai. Nga të dyja anët ka udhëzime, Maqedonia vendosi një vizë përmes emrit të Aleksandrit të Madh në lidhjen kryesore të autostradës në jug dhe aeroportin e saj në Shkup.

Maqedonia gjithashtu nënshkroi një traktat miqësie me Bullgarinë vjeshtën e kaluar, gjë që solli përfitime të menjëhershme ekonomike. Maqedonia pa se numri i turistëve nga Bullgaria rritet me 10%, thotë Dimitrov. Kolegu i tij bullgar Zaharieva tregon për rritjen e investimeve bullgare në vendin e saj fqinj dhe rritjen e tregtisë së ndërsjellë me 11%.

Problematike shihet marrëdhënia midis Serbisë dhe Kosovës. Serbia ende e konsideron Kosovën si një provincë renegade dhe ka treguar se nuk dëshiron ta njohë plotësisht vendin si kusht për t’u bërë anëtare e BE. Edhe brenda BE-së ka mosmarrëveshje për këtë çështje, pesë vende të BE-së (Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet sovran. Dhe kjo ndodh kur Kosova gjendet në zemër të Ballkanit Perëndimor.

Bashkëpunimi rajonal has gjithashtu pengesa praktike. Infrastruktura lë shumë për të dëshëruar. Midis Sofjes dhe Shkupit nuk ka autostradë, kështu që një udhëtim prej më shumë se dyqind kilometra merr të paktën 3.5 orë. Gjithashtu, shpesh mungojnë lidhjet direkte të fluturimit.

Ministri shqiptar Bushati dëshiron ta shohë një BE më të pranishme në rajon. ‘Unë nuk kerkoj bamirësi për Ballkanin Perëndimor, por mbaj mend një bisedë me një ish-president bullgar, kur ai më tha se “mbështetej në fondet strukturore të BE-së për investime në infrastrukturë, ndërsa fqinjët e tij në Serbi duhet të mbështeten në buxhetin e shtetit, ose në kreditë e brendshme”. Hapja e negociatave për anëtarësim mund të ndihmojë kështu Shqipërinë dhe Maqedoninë. Kjo do t'i vendoste ato në një pozitë të barabartë me Malin e Zi dhe Serbinë, të cilët po zhvillojnë bisedime zyrtare me BE-në që nga viti 2012 dhe 2014 respektivisht. Dimitrov shpreson të marrë dritën jeshile nga Brukseli në qershor. Presidenca bulgare e BE-së po na con atë rrugë. Sipas Zaharievës, është 'realiste' nëse Komisioni në prill vlerëson pozitivisht reformat individuale që po zbaton secili.

Ambiciet e Malit të Zi shkojnë më tej. Sipas ministrit Darmanovic, në vitin 2023 negociatat e pranimit me BE duhet të përfundojnë dhe vendi i tij, më pas, pas ratifikimit në të gjitha vendeve anëtare të BE-së, do të jetë anëtar me të drejta të plota. Kjo mund të përkojë pikërisht me datën e përcaktuar, vitin 2025.