Postuar më: 07 Korrik 2017

Intervistë e Ministrit Bushati mbi Samitin e Triestes për Top Channel

Vetëm pak ditë nga takimi i radhës në Trieste në kuadër të procesit të Procesit të Berlinit, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tregon dy pikat kryesore në të cilat do të fokusohet Samiti i katërt i vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimit Evropian.

Ministri Bushati: Krijimi i zonës rajonale politike së bashku me firmosjen e Traktatit të Transportit do jenë dy nga arritjet kryesore të Samitit të Triestes, sikundër rishikimi i efektivitetit të një pjese dhe instrumenteve që kanë qenë në dispozicion në këtë proces.

Gazetari

Ministri Bushati: Shqetësimi që me të drejtë e ngrenë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit perëndimor Kancelarës Merkel, është se kur do vendoset tulla e parë për tu zbatuar këto projekte. Tani më është koha që ne duhet të punojmë fort se bashku me Bashkimin Evropian, ne duhet të gjenerojmë mundësi dhe instrumente financiare së bashku me Bashkimin Evropian dhe këtu është ndërhyrja e Ministrit të Jashtëm Gabriel me të ashtuquajturën Berlin Plus. Presim me padurim që Bashkimi Evropian të tregohet edhe më i vendosur për sa i përket zbatimit të projekteve për të cilat ne kemi rënë dakord, në mënyrë që njerëzit ta prekin ndryshimin real.