Postuar më: 25 Tetor 2017

Ministri Bushati takon homologun e tij emiratas

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati pati një takim me homologun e tij, LT Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, Ministër i Jashtëm dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të EBA. Takimi i cili u zhvillua në kuadër të vizitës së punës të Kryeministrit Edi Rama në EBA, u përqendrua tek marrëdhënia tepër e mirë mes dy vendeve tona.

Bashkëbiseduesit u ndalën në disa çështje konkrete, siç ishte angazhimi i palës emiratase për nënshkrimin në një kohë shumë të afërt të një marrëveshjeje mbi Njohjen Reciproke të Lejeve të Drejtimit të Automjeteve dhe në shikimin e mundësisë për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në EBA.

Ministri Bushati theksoi rëndësinë e prezencës së Kompanive Emiratase si një potencial real për të investuar në Shqipëri, duke paraqitur një pasqyrë të qartë të mundësive që ofron vendi ynë.