Postuar më: 20 Mars 2017

Ministri Bushati vizitë në Uashington D.C. në kuadër të takimit të Ministrave të Koalicionit Global anti-ISIS

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë dy-ditore (20-22 mars 2017) në Uashington D.C. në kuadër të takimit të Koalicionit anti-ISIS, i organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson.

Në këtë kontekst, Ministri Bushati do të ketë takime me personalitete të administratës së re amerikane, si edhe anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

Në fokus të vizitës do të jenë marrëdheniet dypalëshe, lufta kundër terrorizmit, siguria, zhvillimet e fundit në vend dhe roli i SHBA-së në rajon.