Postuar më: 17 Nëntor 2017

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati çeli sot në Tirana Business Park punimet për Takimin tre-ditor me Ambasadorët e RSh-së në botë “Ridimensionimi i Diplomacisë Ekonomike Shqiptare: Sfida dhe Mundësi”

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati çeli sot në Tirana Business Park punimet për Takimin tre-ditor me Ambasadorët e RSh-së në botë “Ridimensionimi i Diplomacisë Ekonomike Shqiptare: Sfida dhe Mundësi”. 

Në fjalën e tij, Ministri Bushati vuri në pah nevojën e diplomacisë ekonomike në funksion të mirëqënies dhe sigurisë qytetarëve. Për këtë arsye, vijoi ai, "shembulli më i mirë është Bashkimi Europian ku mirëqënia e bashkëpunimi mes vendeve në funksion të zhvillimit ekonomik ka siguruar jetëgjatësinë më të madhe të paqes e sigurisë në historinë e kontinentit tonë".

Për Ministrin Bushati shërbimi diplomatik duhet të kapërceje veten dhe atë çfarë di të bëjë mëmirë, si  notat verbale, telegramet dhe komunikimin diplomatik e konsullor mes tëngjashmëve, e të përftojmë aftësi të cilat i përgjigjen nevojave e realitetit, ku jetojmë, tëndërlidhur e të varur prej zhvillimeve jashtë nesh. 

Kreu i diplomacisë shqiptare vlerësoi se na duhet të integrojmë organikisht nëpunën tonë të përditshme njëvizion të ri për misionin që na është ngarkuar.

Paneli i parë iu dedikua sipërmarrjes shqiptare jashtë vendit, globalizimit dhe modaliteteve të zgjerimit dhe diskutimi u zhvillua mes ambasadorëve dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Shoqatës së Turizmit Shqiptar (ATA) dhe Dhomës së Fasonëve, të cilët sollën në vëmendje rëndësinë e sipërmarrjes shqiptare dhe mbështetjen e saj për të qenë kompetetivë jashtë vendit. 

Ky takim do të vijojë përgjatë tre ditëve me pjesëmarrjen edhe të Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit. 

Përgjatë tre ditëve rresht, në gjashtë panele do të ballafaqohen ide, koncepte, praktika dhe eksperienca, me qëllim evidentimin, përcaktimin, orinetimin dhe ndërtimin së bashku të rrugës dhe drejtimeve që do të ndjekim për sa i takon ridimensionimit dhe fuqizimit të rolit të diplomacisë sonë ekonomike.