Postuar më: 09 Tetor 2017

Ministrir Bushati pret Drejtorin e Përgjithshëm për Negociatat e Anëtarësimit në Komisionin Evropian Christian Danielsson

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Negociatat e Anëtarësimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson.

Ministri Bushati informoi mbi arritjet më të fundit në procesin e reformave që lidhen me integrimin evropian. Danielsson vlerësoi vazhdimin e progresit të qendrueshëm të Shqipërisë në zbatimin e prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ai vlerësoi veçanerisht miratimin e reformës në drejtësi, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e progresit në zbatimin e saj.

Danielsson vlerësoi linjëzimin e Politikës së Jashtme të Shqipërisë me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Eropian, si dhe rolin pro-aktiv të Shqipërisë për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.