Postuar më: 16 Gusht 2014

MPJ dënon masakrën e ISIS në veri të Irakut

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë masakrën me baza fetare të rreth 80 burrave të besimit yazidi dhe rrëmbimin e grave dhe vajzave të të njëjtit besim në fshatin Kochos, në veri të Irakut nga luftëtaret e organizatës së Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIS).
 
Qeveria shqiptare shpreh vlerësimin për përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar në stabilizimin e Irakut dhe vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e tij dhe konfirmon angazhimin e saj për unitetin dhe integritetin territorial të Irakut.