Njoftim për Aplikim

THIRRJE PËR TRE VENDE VAKANTE PËR MANDAT-MBAJTËSIT E PROCEDURAVE SPECIALE

Zyra e Komisariatit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, me qendër në Gjenevë, bën thirrje për tre vende vakante për mandat-mbajtësit e procedurave speciale. Emërimi parashikohet të bëhet gjatë sesionit të 37-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, më 26.02–23.03.2018.

 

Vendet vakante janë:

1. Ekspert i pavarur për promovimin e një rendi ndërkombëtar demokratik dhe të barabartë. [HRC res. 36/4]

 

2. Raportues special për promovimin e së vërtetës, drejtësisë, dëmshpërblimit dhe garancive për mos përsëritje. [HRC res. 36/7]

 

3. Ekspert i Grupit te Punës për ndalimin e mercenarëve si mjet për të shkelur të drejtat e njeriut dhe për të penguar ushtrimin e së drejtës së popujve për vetëvendosje. [HRC res. 33/4]

 

Sekretariati i Këshillit për të Drejtat e Njeriut fton shtetet palë të dorëzojnë kandidaturat përkatëse individuale. Aplikimi do të bëhet nga vetë personat e interesuar nëpërmjet faqes së internetit:

http://www.ohchr.org/EN/HRBodies/SP/Pages/HRC37.aspx

Kandidatët duhet:

Për më shumë informacion vizitoni faqen e mëposhtme:

 

http://www.ohchr.org/EN/HRBodies/SP/Pages/Nominations.aspx

 

Afati i dorëzimit të aplikimit:   28 Nëntor 2017

Lutemi, në rast kandidimi, njoftimin pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme nëpërmjet adresës elektronike: raportime@mfa.gov.al