Njoftim për Aplikim

UNESCO GUILLERMO CANO WORLD PRESS FREEDOM PRIZE 2018

Ky çmim u themelua nga Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s në vitin 1997 në nder të Guillermo Cano, një gazetar kolumbian i cili vdiq gjatë ushtrimit të profesionit të tij. Qëllimi i këtij çmimi është të shpërblejë çdo vit një person, organizatë ose institucion që ka dhënë një kontribut të dukshëm në mbrojtjen ose promovimin e lirisë së shtypit kudo në botë.

Çmimi jepet çdo vit, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit në datë 3 Maj dhe shoqërohet nga një ceremoni ku fituesi fiton shumën prej 25,000 US$. Çmimi financohet nga Fondacioni Cano (Kolumbi) dhe Fondacioni Helsingin Sanomat (Finlandë).

Për më shumë informacion, vizitoni faqen:

http://en.unesco.org/news/unesco-seeking-nominations-unescoguillermo-cano-world-press-freedom-prize-2018

 

Si të aplikoni:

Të interesuarit duhet të dorëzojnë të plotësuar formularin në gjuhën angleze ose frënge dhe ta dërgojnë atë nëpërmjet postës ose postës elektronike në adresën unesco.al@mfa.gov.al.

 

Formularin e gjeni në link-un:

https://en.unesco.org/sites/default/files/wpfp_nominationform_2018.pdf

 

Afati i dorëzimit të aplikimit:    Janar 2018