Njoftim për Aplikim

Qendra Louis François për UNESCO do të zhvillojë një konkurs vjetor të artit duke filluar nga 21 Shtatori 2017 dhe deri më 24 Shkurt 2018. Qëllimi i konkursit është të promovojë artin në mesin e fëmijëve dhe të rinjve në mbarë botën, me shpresën e bashkimit të tyre në një aktivitet ndërkombëtar. Konkursi do të jetë mbi artet pamore dhe të poezisë në gjuhën frënge.

 

Konkursi i arteve pamore

Tema 2018: «Paqja, të jetojmë së bashku në harmoni»

Afati i fundit për dorëzim: 24 Shkurt 2018

100 fitues

 

Konkursi i poezisë në gjuhën frënge

Tema 2018: «Në kërkim të barazisë»

Afati i dorëzimit: 31 Janar 2018

50 fitues

 

Fituesit e secilës kategori do të marrin një medalje dhe një certifikatë. Krijimet fituese dhe të nominuara do të ekspozohen nën aktivitetin «Graines d'artistes du monde entier». Këto krijime do të jenë pjesë e ekspozitave të cilat do të qarkullojnë në Francë dhe jashtë vendit. Fituesit do të informohen me postë dhe rezultatet do të publikohen në faqen e internetit dhe në faqen e facebook të Qendrës për UNESCO nga data 10 Prill 2018.

 

KUSHTET PËR PJESËMARRJEN

  • Konkursi është i hapur për të gjithë në grup moshat 3 deri në 25 vjeç në mbarë botën;
  • Pjesa e identifikimit të veprës duhet të plotësohet në mënyrë korrekte dhe të vendoset në pjesën e pasme të çdo krijimi. Ato të cilat janë të pa palexueshme ose të plotësuara gabimisht nuk do të merren parasysh;
  • Pjesëmarrësi duhet të bashkëngjisin një tekst shpjegues të krijimit;
  • Pranohen vetëm krijimet në një sipërfaqe të sheshtë (nuk ka krijime tredimensionale) dhe ato duhet të jenë në material fleksibël (pa kornizë, pa dru);
  • Dimensionet maksimale janë 0.9 x 1.2 m;
  • Krijimet duhet të dërgohen në «Centre pour l'UNESCO Louis François» në Troyes (dërgesa paguhet nga dërguesi) dhe janë përgjegjësi e garuesit. Lutemi në paketë të deklaroni vlerën e krijimit (jo më pak se 10 € dhe jo më shumë se 20 €) dhe një përshkrim të përmbajtjes për të shmangur gjobat dhe taksat në doganat franceze. Qendra për UNESCO nuk do të paguajë asnjë gjobë ose taksë për dorëzimin e veprave të artit.

 

Lutemi të interesuarit të vënë në dijeni Komisionin Kombëtar të UNESCO-s për pjesëmarrjen nëpërmjet adresës: unesco.al@mfa.gov.al

 

Bashkëlidhur gjeni formularët përkatës që duhet të plotësohet dhe mbërthyer në pjesën e pasme të dërgesës. 

Dokumentet bashkengjitur