Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpall 1 pozicion vakant në kuadër të Programit Interreg Adriatic-Ionian 2014-2020
Njoftim për pozicion vakant
Në kuadër të Programit INTERREG të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II ADRION nën periudhën 2014-2020, në interes të AUTORITETIT MENAXHUES të Programit ADRION, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë si Koordinatori Kombëtar për Bashkëpunimin Territorial, fton kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e punës si në vijim:
“Oficer Komunikimi dhe Menaxher Web-i” në Sekretariatin e Përbashkët të Programit ADRION
Kërkesat dhe kualifikimet:
• Të kenë një diplomë të vlefshme universitare në disiplinat përkatëse (në komunikim, marrëdhënie me publikun, çështjet e BE-së / politikat);
• Të gëzoj të drejta të plota si qytetar/e;
• Të mos jetë dënuar për ndonjë vepër penale dhe të mos ketë asnjë procedurë penale në ndjekje;
• Të ketë përmbushur çdo detyrim të vendosur nga ligjet në fuqi në lidhje me shërbimin ushtarak / civil (nëse është e aplikueshme);
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe shkrimi në gjuhën angleze: Niveli C1, sipas Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët (CEFR) ose nivelit ekuivalent sipas shkallëve të tjera të pranuara ndërkombëtarisht (dmth. Këshilli Amerikan për Mësimdhënien e Gjuhëve të Huaja ACTFL);
• Të ketë jo me pak se 3 vjet përvojë profesionale në 5 vitet e fundit në menaxhim projektesh apo menaxhim komunikimi të fituar përmes eksperiencave të ngjashme në fushat e komunikimit institucional, në vecanti mbi politikat e BE-së dhe / ose të zhvillimin rajonal;
• Të ketë dërguar të gjithë dokumentacionin e nevojshem sikurse është kërkuar në njoftim , të gjitha dokumentet e kërkuara sikurse specifikuar në njoftim.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 2 shkurt 2018.
Për më shumë informacion dhe për të shkarkuar dokumentacionin e nevojshëm për të aplikuar, ju lutemi klikoni linkun si më poshtë: http://www.ervet.it/?page_id=12260 ose
© Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme 2018 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.