Njoftim për aplikim

PROGRAMI I BURSAVE PËR STUDIME UNIVERSITARE DHE PASUNIVERSITARE

NË KINË PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019

Në kuadër të promovimit të shkëmbimeve ndërkombëtare në fushën e edukimit, kulturës, komunikimit, shkencës dhe teknologjisë, qeveria e Republikës së Kinës ka vënë në dispozicion për vitin akademik 2018-2019 dy bursa për studime të avancuara në nivele universitare dhe pasuniversitare.

Programi do të zhvillohet në disa universitete të Kinës me një kohëzgjatje prej 1 (një) viti duke i ofruar një mundësi studentëve që synojnë të ndjekin studimet e larta ose studentëve të cilët do të ndërmarrin kërkime individuale në fusha të shkencës.

Për më tepër informacion, vizitoni faqet:

http://www.unesco.org/new/en/fellowships/programmes/unescopeoples-republic-of-china-the-great-wall-co-sponsored-fellowships-programme/

Aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:

• Aplikanti që do të aplikojë për programet e përgjithshme duhet të jetë nën moshën 45 vjeç dhe të ketë kryer të paktën 2 vjet studimet universitare;

• Aplikanti që do të aplikojë për programet e larta studimore duhet të ketë mbaruar studimet Master ose të jetë Profesor i Asociuar, nën moshën 50 vjeç;

• Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze;

• Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore, mendore dhe fizike;

Mbi procedura për aplikim, lutemi referojuni faqeve të sipërcituara të internetit.

UNESCO dhe autoritetet kineze do të bëjmë përzgjedhjen e fituesve. 

Afati i dorëzimit të aplikimit:   25 Mars 2018

Adresa: unesco.al@mfa.gov.al 

Instructions for Online Application

Announcement Letter-UNESCO-China Co-sponsored Fellowships Programme 2018-2019