Njoftim për aplikim

 Njoftimi në lidhje me aplikimin për pozicionin e  Shefit të Misionit të OSBE-së në Moldavi

Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së janë të ftuar të emërojnë kandidatë të kualifikuar për pozicionin e  Shefit të Misionit të OSBE-së në Moldavi, i cili do të mbetet vakant për shkak të përfundimit të misionit të Shefit aktual. Inkurajohet emërimi i kandidateve të kualifikuara femra për këtë pozitë të lartë drejtuese.

Prioritet i lartë i Misionit është të cojë më tej Procesin e Zgjidhjes Transdniestrian që është në vazhdimësi që nga viti 1992. Aktivitete të tjera nga Misioni përfshijnë kontrollin e armëve; çështjet e të drejtave të njeriut dhe forcimin e sundimit të ligjit në Moldavi; mbështetjen e proceseve zgjedhore;  zhvillimin e një mjedisi të lirë për mediat.

Kandidati i suksesshëm duhet të ketë aftësi diplomatike të dëshmuara në nivel të lartë. Duhet të jetë një lider me përvojë në udhëheqjen dhe menaxhimin me sukses të një operacioni në terren.

Kompetencat e mëposhtme janë faktorët kryesorë të suksesit për këtë rol:

• Udhëheqja: Sigurimi i një ndjenje drejtimi dhe promovimi i një mjedisi të përshtatshëm.

• Mendimi strategjik: Identifikimi i qëllimeve dhe hartimi i planeve për arritjen e tyre.

• Komunikimi: Mbajtja e komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm të qartë dhe transparent.

• Analiza dhe vendimmarrja: Përcaktimi i konkluzioneve të shëndosha dhe marrja e vendimeve të përshtatshme.

• Menaxhimi i performancës: Ndihma për të maksimizuar performancën e ekipit dhe ndërtimin e aftësive.

• Bashkëpunimi: Të punohet në mënyrë efektive me të tjerët për qëllime të përbashkëta.

• Planifikimi: Të punohet drejt arritjes së qëllimeve në një mënyrë të strukturuar dhe të matur.

• Marrja e iniciativës: Propozimi dhe paraqitja e ideve, aktiviteteve dhe projekteve të reja.

• Fleksibiliteti: Duke iu përgjigjur pozitivisht dhe efektivisht ndryshimeve të rrethanave.

Misioni aktualisht përbëhet nga 52 anëtarë të misionit dhe burime buxhetore prej 2.2 milion euro.

Për informacione shtesë lidhur me mandatin dhe funksionimin e Misionit referojuni SEC.GAL/133/17.

Afati i aplikimit pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të OSBE-së (adresa e-mail: pm@osce.org) është data 04 Maj 2018, Kandidatët  e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit bashkangjitur, një CV në gjuhën angleze dhe gjithashtu të përfshijnë letrën e motivimit, të cilat duhet ti dërgojnë në adresën mira.hoxha@mfa.gov.al deri më 20 prill 2018.

Të gjitha shpenzimet e udhëtimit për takimet eventuale me kandidatët në Vjenë do të përballohen nga autoritetet e emërimit.