Njoftim për aplikim

1 (një) pozicion vakant në kuadër të Programit të financuar nga BE, INTERREG IPA II CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2014-2020

Në kuadër të Programit INTERREG IPA II CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2014-2020, financuar nga Bashkimi Evropian, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme si Koordinatori Kombëtar për Bashkëpunimin Territorial, fton kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e punës si në vijim: 

Nëpunës i Zyrës së Kontrollit të Nivelit të Parë të Programit INTERREG IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2014-2020 (FLC Junior), Tiranë

Kërkesat dhe kualifikimet për Nëpunësin e Zyrës së Kontrollit të Nivelit të Parë (FLC Junior):

  • Diplomë universitare (minimumi 4 vjet studime në disiplinat e financës, ekonomisë, drejtësisë dhe të tjera të ngjashme); 

  • Të paktën 3 vjet eksperiencë profesionale në menaxhimin dhe/ose kontrollin e programeve ose projekteve të financuara nga BE ose donatorë të tjerë;

  • Rrjedhshmëri në gjuhën e shkruar dhe të folur angleze;

  • Njohuri shumë të mira kompjuterike (Excel, Word processing, përgatitja e prezantimeve, përdorimi i bazave të të dhënave dhe procedurat dhe sistemet e monitorimit);

Më shumë informacion në lidhje me përshkrimin e punës, kërkesat dhe kualifikimet shtesë, mund të gjeni në Termat e Referencës bashkëlidhur këtij njoftimi.

Procedura e aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e aplikimit si më poshtë: 

  • Curriculum vitae (CV) në formatin Europass në gjuhën angleze;

  • Letër motivimi në anglisht;

  • Fotokopje të diplomave universitare;  

  • Fotokopje të Diplomave/Certifikatave që provojnë njohuritë e gjuhës angleze (nëse diploma universitare është marrë pas një program studimi në gjuhën angleze, nuk është e nevojshme dëshmia e gjuhës);

  • Dokumente të tjera mbështetëse (certifikata të fituara nga trajnime apo kurse specializimi, letra reference, etj).

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit deri më datë 12/04/2018, ora 16.00, në adresën si në vijim: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Drejtoria e Fondeve të BE, Bulevardi Gjergj Fishta, 1010, Tiranë, Shqipëri, me subjekt: 

Aplikim për pozicionin Nëpunës i Zyrës së Kontrollit të Nivelit të Parë të Programit Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi 2014-2020.