Njoftim për aplikim

Qendra Ndërkombëtare e Arteve Marciale për zhvillimin dhe angazhimin e të rinjve do të organizojë takimin e dytë të ekspertëve të kërkimit të Arteve Marciale e cila do të mbahet nga data 2 Korrik deri më 20 Gusht 2018 në Chungju, Republika e Koresë. Ky takim synon inkurajimin e instruktorëve te arteve marciale në ndërtimin e kapaciteteve për të përcjellë vlera pozitive të arteve marciale për të rinjtë dhe gratë.

Aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:       

  • Të jetë njohës i gjuhës angleze (të folur dhe të shkruar);
  • Pjesëmarrësit duhet të jenë midis moshës 23 dhe 35 vjeç dhe të zotërojnë diplomën bachelor;
  • Të jetë praktikues i arteve marciale dhe të ketë minimumi dy vite përvojë;         (veçanërisht për të rinjtë dhe gratë)

Dokumentet e kërkuara për aplikim:

  1. Formati i aplikimit sipas aneksit II bashkëlidhur;

  2. Letër reference (të miratuar nga një person i autorizuar nga Komisioni Kombëtar i UNESCOS-s ose institucioneve të lidhura);

  3. Curriculum Vitae;

  4. Certifikata ose dokumente mbi aktivitetet e aplikantit që dëshmojnë kualifikimet në artet marciale;

  5. Fotokopje të pasaportës.

Mbulimi Financiar:

1.   Fluturimi ndërkombëtar (ekonomik);

2.   Vendi i akomodimit (Chungju, Republika e Koresë);

3.   Shpenzimet e trajnimit;

4.   Sigurimi shëndetësor;

5.   Kontroll i shkurtër mjekësor për të vlerësuar gjendjen fizike të pjesëmarrësit;

6.   Shpenzimet e jetesës 35,000 KRW (në ditë)

Afati për aplikim: Datë 13 Prill 2018

Adresa: unesco.al@mfa.gov.al