Njoftim për aplikim

M I N I S T R I A  PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME  

DREJTORIA E FONDEVE TË BE-së

NJOFTIM

Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Shqipëri-Kosovë, nën periudhën 2014-2020, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme si koordinatori Kombëtar për Bashkëpunimin Territorial, fton të interesuarit për të shprehur interes për shpalljen në vijim:

Krijimi dhe mirëmbajtja e faqes së internetit të Programit IPA BNK Shqipëri – Kosovë

Në kuadër të programit të mësipërm, MEPJ shpall njoftimin për seleksionimin e një web-designer/web developer për krijimin dhe mirëmbajtjen e faqes së internetit të Programit IPA BNK Shqipëri-Kosovë.

Kërkesat dhe kualifikimet e personit përfaqësues: 

  • Diplomë universitare ose të paktën 5 vite eksperiencë në fushën e kërkuar;
  • Rrjedhshmëri në gjuhën e shkruar dhe të folur angleze dhe gjuhën kombëtare të Shqipërisë;

Eksperienca profesionale specifike e Kompanisë:

  • Të ketë të paktën 1 eksperiencë profesionale të mëparshme në mirëmbajtjen e një website;
  • Do të jetë një advantazh, eksperienca në krijimin e faqeve të internetit për projekte të financuara nga BE.

Procedura e aplikimit

Kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë dokumentat e aplikimit si më poshtë:

  • Letër motivimi në anglisht ( ku të cilësohet dhe oferta financiare)
  • Curriculum vitae (CV) e kandidatit në formatin Europass në anglisht; 
  • CV e Kompanisë në anglisht (nëse është kompani)
  • Fotokopje të diplomës/ave universitare të kandidatit;   
  • Dokumente të tjera mbështetëse mbi eksperiencën e mëparshme (letra reference, certifikata, etj.).

Termat e referencës janë të disponueshme në faqen e internetit të MEPJ: 

http://www.punetejashtme.gov.al     bashkëlidhur këtij njoftimi.

Të interesuarit duhet ti dorëzojnë dokumentet e aplikmit deri me datë 30.04.2018, ora 16.00, në adresën si në vijim: 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Drejtoria e Fondeve të BE-së, Bulevardi Gjergj Fishta, Tiranë, Shqipëri.

Objekti: “Aplikim për Krijimin dhe mirëmbajtjen e faqes së internetit të Programit IPA BNK Shqipëri – Kosovë”         

Vetëm Kanditatët e përzgjedhura paraprakisht, do të kontaktohen.