Njoftim për aplikim

PËR POZICIONIN E NDIHMËS DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM PËR ADMINISTRIM DHE MENAXHIM

 

Hapet vendi për pozicionin e Ndihmës Drejtorit të Përgjithshëm për Administrim dhe Menaxhim nga UNESCO.  Pagesa vjetore për këtë pozicion është 206, 877 $ US.

 

Aplikantët duhet të kenë diplomë master në Menaxhim Biznes, Administrim Publik, Burime Njerëzore, Menaxhim Finaciar ose fusha të ngjashme. Të kenë aftësi të dëshmuara në menaxhimin e organizatave ndërkombëtare si dhe aftësi në praktikat e menaxhimit për të mbështetur arritjen e qëllimeve organizative.

 

Gjithashtu aplikanët duhet të kenë njohuri shumë të mira në të folur dhe në të shkruar në gjuhën angleze ose frënge.

 

Procesi i kandidimit për të interesuarit duhet të bëhet online përmes linkut të mëposhtëm:

https://careers.unesco.org/careersection/2/joblist.ftl?lang=en

Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë i gjeni të detajuara në materialin bashkëlidhur.  

Vendi: Paris, Francë

Afati i dorëzimit të aplikimit: 1 qershor 2018

Adresa: unesco.al@mfa.gov.al