Njoftim për aplikim

NJOFTIM PËR PËRZGJEDHJEN E NJË KOMPANIE AUDIO-VIDEO

 

Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Shqipëri-Kosovë 2014-2020, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, si koordinatori Kombëtar për Bashkëpunimin Territorial, fton të interesuarit për të shprehur interes për shpalljen në vijim:

 

Prodhimin e një dokumentari për projektet më të mira të Programit IPA CBC Shqipëri – Kosovë.

 

Në kuadër të programit të mësipërm, MEPJ shpall njoftimin për seleksionimin e një kompanie Audio/Video për krijimin dhe prodhimin e një dokumentari të Programit IPA CBC Shqipëri-Kosovë.

 

Kërkesat dhe kualifikimet e personit përfaqësues të Kompanisë: 

  • Diplomë universitare dhe/ose trajnime për gazetari/prodhim filmi/prodhim dokumentari;
  • Rrjedhshmëri në gjuhën e shkruar dhe të folur angleze dhe gjuhën shqipe;

 

Eksperienca profesionale specifike e Kompanisë/personit përfaqësues:

  • Të ketë të paktën 2 vjet eksperiencë profesionale të mëparshme në prodhimin e dokumentareve apo filmave me metrazh të shkurtër apo të gjatë.
  • Do të jetë një avantazh, eksperienca në krijimin e  të paktën 2 dokumentarëve kombëtare ose rajonale.

 

Procedura e aplikimit

Kompanitë/peronat e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:

 

  • Letër motivimi në anglisht ( ku të cilësohen dhe ofertat financiare, kapacitetet e studios së prodhimit si edhe eksperiencat e mëparshme)
  • Curriculum vitae (CV) e kandidatit në formatin Europass në anglisht; 
  • CV e Kompanisë në anglisht;
  • Fotokopje të diplomës/ave universitare të kandidatit dhe/ose trajnimeve specifike;   
  • Dokumente të tjera mbështetëse mbi eksperiencën e mëparshme (letra reference, certifikata, etj.).

 

Termat e referencës janë të disponueshme bashkëlidhur këtij njoftimi.

 

Të interesuarit duhet ti dorëzojnë dokumentet e aplikimit deri me datë 18.05.2018, ora 14.00, në adresën si në vijim: 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Drejtoria e Fondeve të BE-së, Bulevardi Gjergj Fishta, Tiranë, Shqipëri. Objekti: “Aplikim për Prodhimin e një dokumentari për projektet më të mira të Programit IPA CBC Shqipëri – Kosovë”     

 

Vetëm Kompanitë/personat e përzgjedhur paraprakisht (short-listed), do të kontaktohen.