Njoftim për shprehje interesi

Ekspertizë Ad-Hoc për të kryer një anketim lidhur me Programin IPA II CBC Shqipëri-Kosovë  2014-2020.
 
Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II CBC Shqipëri-Kosovë 2014-2020, financuar nga Bashkimi Evropian, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme si koordinatori Kombëtar për Programet e Bashkëpunimit Territorial, fton kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e mëposhtëm;

“Ekspertizë Ad-Hoc për të kryer një anketim lidhur me Programin IPA II CBC Shqipëri-Kosovë  2014-2020”.
 
Kërkesat dhe kualifikimet:
- Diplomë universitare në Shkenca Sociale, Shkenca Ekzakte apo fusha të tjera me relevancë;
- Studimet pasuniversitare konsiderohen një vlerë e shtuar;
- Rrjedhshmëri në gjuhën e shkruar dhe të folur angleze dhe shqipe;
- Aftësi kompjuterike (Microsoft Office, Internet, etj).
 
Eksperienca profesionale të përgjithshme:
- Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë profesionale lidhur me projektet e financuara nga BE.

Kërkesa profesionale specifike:
- Minimumi të ketë kryer një ekspertizë Ad-Hoc për anketim (apo e ngjashme) në një projekt të financuar nga BE, dhe/ose donatorë të tjerë.
 
Procedura e aplikimit
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:

- Curriculum vitae (CV) në formatin Europass në anglisht;
- Letër motivimi në anglisht ku të shpjegojnë, ndër të tjera, vizionin e tyre për këtë ekspertizë;
- Fotokopje të diplomës/ave universitare;
- Kopje të Certifikatave të Trajnimeve;  
- Dokumente të tjera mbështetëse.
 
Për më shumë detaje lutemi të konsultoni Termat e referencës bashkëlidhur këtij njoftimi

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit brenda datës 23 Maj 2018, ora 16.00, në adresën si në vijim: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Drejtoria e Fondeve të BE-së, Bulevardi Gjergj Fishta, Nr. 6, Tiranë, Shqipëri.
Subjekti: “Aplikim për Ekspertizë Ad-Hoc për të kryer një anketim lidhur me Programin IPA II CBC Shqipëri-Kosovë  2014-2020”.

Vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen për intervistë.