Thirrja e dytë për Projekt Propozime

Thirrja e dytë për Projekt Propozime e Programit të Bashkëpunimit Transnacional INTERREG V-B Adriatiko-Jonian “ADRION 2014-2020” u shpall më datë 26 Mars 2018. Buxheti në total i thirrjes është 34.354.026,50 Euro, nga të cilat 29.197.521,05 Euro janë fondet e ERDF dhe pjesa tjetër prej 5.156.505,45 Euro janë fonde IPA.

Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është data 26 Qershor 2018 ora 15:00 (CET)

Thirrja e 2 është shpallur për Aksin Prioritar 2 të Programit :

Aksi Prioritar 2: Rajon i Qëndrueshëm

Ø  Objektivi specifik 2.1 – Nxitja e ruajtjes së qëndrueshmërisë dhe pasurive natyrore dhe kulturore

Ø  Objektivi Specifik 2.2 – Rritja e kapaciteteve transnacionale në ndërshtetërore në trajtimin e problemeve mjedisore, fragmentimi dhe ruajtja e shërbimeve të ekosistemit në zonën Adriatiko-Joniane.

Më shumë informacion në lidhje me Programin e Adrion INTERREG, kushtet për paraqitjen e projekt propozimeve, vlerësimin e propozimeve, paketa e aplikimit, si dhe informacione të tjera relevante janë në dispozicion në http://www.adrioninterreg.eu/index.php/projects/second-call-for-proposals-priority-axis-2/

Adresat e kontaktit në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEFA) të cilat do mund t’ju ofrojnë asistencë të nevojshme lidhur me këtë Thirrje për Projekte janë: