Thirrje për aplikime

Thirrje për aplikime për çmimin CEI nga INICIATIVA QENDRORE EUROPIANE, 

për shkrimtarët rezidentë për vitin 2018

Thirrje për aplikime për çmimin CEI për shkrimtarët rezidentë, për vitin 2018, nga INICIATIVA QENDRORE EUROPIANE në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve Slovene, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë Vilenica.

Aplikantët që kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurim janë shkrimtarë nga të gjitha zhanërat nën 35 vjeç (lindur pas 1983 - nga 1 janari 1984 e tutje) nga vendet anëtare të CEI, të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian (Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Ukraina).

Udhëzimet për aplikim

Afati i fundit për aplikim është 30 prill 2018. Aplikimet duhet të pranohen në zarf të mbyllur me postë të rregullt:

Slovene Writers’ Association
Tomšičeva 12
SI-1000 Ljubljana
Slovenia

Aplikimi duhet të përmbajë shtojcat e mëposhtme të detyrueshme:

1. Një formular i plotësuar i regjistrimit (formulari).
2. Biografia e aplikantit në gjuhën angleze (maksimumi 1800 karakter pa hapësirë).
3. Kopja e një letërnjoftimi ose pasaporte të vlefshme me datën dhe vendin e lindjes dhe shtetësinë e aplikantit.
4. Bibliografia e aplikantit në gjuhën angleze (maksimum 3600 karaktere pa hapësira).
5. Një përshkrim në gjuhën angleze të projektit që do të ndërmerret gjatë qëndrimit tre mujor
(2000 - 4500 karakter pa hapësirë). Projekti duhet të jetë një vepër letrare (të gjitha zhanret dhe temat), jo një projekt kërkimor.
6. Një letër origjinale e rekomanduar në gjuhën angleze (maksimum 1800 karakter pa hapësira, letra pa nënshkrimin origjinal nuk do të merren parasysh).

Për informacione të mëtejshme:

Pyetjet mund të dërgohen me e-mail ose me faks jo më vonë se 14 ditë para afatit të fundit në:

Slovene Writers’ Association
Društvo slovenskih pisateljev
Ms Nana Vogrin
Tomšičeva 12
SI-1000 Ljubljana
e-mail: nana.vogrin@vilenica.si
Fax: 00386 1 42 16 430
Tel: 00386 1 25 14 144