Thirrje për aplikime në Programin e Pjesëmarrjes për periudhën 2018-2019 UNESCO

Thirrje për aplikime në Programin e Pjesëmarrjes 
për periudhën 2018-2019 UNESCO

UNESCO ka njoftuar mbi hapjen e aplikimeve të projekteve për periudhën 2018-2019. Në kuadër të Programit të Pjesëmarrjes projektet ose planet e veprimit të paraqitura nga shtetet anëtare duhet të jenë të lidhura me aktivitetet e Organizatës.

Projektet ose planet e veprimit të paraqitura nga shtetet anëtare, sipas Programit të Pjesëmarrjes, duhet të lidhen me aktivitetet e Organizatës kryesisht, projektet ndërdisiplinore, aktivitetet mbi Afrikën, mbi vendet më pak të zhvilluara, vendet në zhvillim, SIDS, të rinjtë, gratë dhe aktivitetet e Komisioneve Kombëtare për UNESCO-n.

Kërkesat do të paraqiten vetëm përmes Komisionit Kombëtar për UNESCO.

Lutemi të interesuarit t’i paraqesin kërkesat nëpërmjet Komisionit Kombëtar të UNESCO-s në adresën: unesco.al@mfa.gov.al

Bashkëlidhur gjeni formularët përkatës që duhet të plotësohet dhe dërguar për aplikim. 

Për më shumë informacion, lutemi konsultoni faqen e internetit:

http://www.unesco.org/new/en/member-states/mscontent/participation-programme/