Thirrje për nominim

Nominime për Çmimin Ndërkombëtar AGFUND 2018

Programi për Zhvillim i Gjirit Arab (AGFUND) ka kënaqësinë të ftojë Kombet e Bashkuara, organizatat ndërkombëtare dhe rajonale, ministritë dhe institucionet publike, ndërmarrjet e biznesit social, OJQ-të kombëtare, dhe individë në mbarë botën që të aplikojnë për Çmimin Ndërkombëtar AGFUND 2018, me anë të projekteve që kontribuojnë më së miri në arritjen e qëllimit të kryesor të SDGs 2030  “Fundi i varfërisë kudo në botë në të gjitha format e tij”.

 

Shuma e Çmimit AGFUND është US $ 1,000,000 (një milion) e ndarë në katër kategori si më poshtë:

 

  •          Çmimi i kategorisë së parë (US $ 400,000), e specifikuar për projektet e zbatuara nga agjencitë e OKB-së ose OJQ-të ndërkombëtare dhe rajonale.
  •          Çmimi i kategorisë së dytë (US $ 300,000), specifikuar për projektet e zbatuara nga OJQ-të kombëtare.
  •          Çmimi i kategorisë së tretë (US $ 200,000), e specifikuar për projektet e zbatuara nga organet qeveritare ose ndërmarrjet e biznesit social.
  •          Çmimi i kategorisë së katërt (US $ 100,000), e specifikuar për projektet e iniciuara, financuara dhe / ose zbatuara nga individë.

 

Ju lutemi vini re se nominimi për Çmimin mund të bëhet në internet nëpërmjet kësaj lidhjeje: http://agfund.org/media-center/gallery/agfund-prize/agfund-prize/nomination-form/  dhe se afati i fundit për marrjen e nominimeve është 30 nëntor 2018.

 

Për më shumë informacion, lutemi të vizitoni faqen e AGFUND: http://agfund.org/  ose kontaktoni Sekretariatin e Çmimeve me e-mail: rewards@agfund.org.