Thirrje për nominime

UNESCO/Jikji Memory of the World Prize

UNESCO / Jikji Memory of the World Prize u krijua për të përkujtuar dhe për të kontribuar në ruajtjen dhe qasjen e trashëgimisë dokumentare si një trashëgimi e përbashkët e njerëzimit. Financuar nga Republika e Koresë, çmimi i jepet çdo dy vjet individëve, institucioneve, entiteteve të tjera ose organizata joqeveritare që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në ruajtjen dhe aksesin e trashëgimisë.

Për më tepër informacion, vizitoni faqen: http://unesdoc.unesco.org/images/0026/002612/261257E.pdf

Lutemi të interesuarit duhet të dorëzojnë, në anglisht ose frëngjisht, një përmbledhje mbi rezultatet e punës, botimet ose dokumente të tjera mbështetëse që kanë të bëjnë me tematikën e këtij çmimi. Nuk do të pranohen kërkesat që nuk lidhen me shpalljen.

Tek link-u i mësipërm do të gjeni udhëzimet dhe formën e nominimit për dorëzimin e dokumentacionit.

Afati i dorëzimit të aplikimit:   20 Mars 2018

Adresa: unesco.al@mfa.gov.al