Postuar më: 08 Shkurt 2016

MPJ mirëpret gjeneratën e re të diplomatëve

Ministria e Punëve të Jashtme i uron mirëseardhjen dhjetë diplomatëve të rinj në shërbimin e jashtëm shqiptar, të cilët u përzgjodhën në përfundim të një procesi konkurrimi të hapur dhe të bazuar në merita. 

Krahas përgatitjeve të tyre profesionale, ata sjellin frymën e një gjenerate të re të denjë për misionin e diplomatit sot. 

Duke i uruar suksese diplomatëve të rinj, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shprehu bindjen se në punën e tyre ata do të udhëhiqen nga ndjenja e devotshmërisë, disiplinës dhe përkushtimit gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në këtë shërbim.